75 Mall Live Search
11:26 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Majmuni femër depilohej e lidhej me zingjirë që të dhunohej nga burra dy herë më të mëdhenj!

Një majmuni gjinisë femër u keqpërdor për kryerjen e akteve seksuale dhe u përdor për prostitucion në Indonezi.

Majmuni femër detyrohej të shtrihej në një dyshek të pistë, lidhur me zingjirë në mur, e depiluar dhe e veshur me xhevahirë, dhe përdhunohej nga burra të ndryshëm dhe dy herë më të mëdhenj, transmeton Indeksonline.

Sipas metro,majmuni femër ishte një skllave seksuale.

“Ajo sigurisht se kishte shumë dhimbje. Ishte e tmerrshme të mendohej se sa e tmerruar ka mundur të jetë. Ajo u vodh nga nëna e saj si një fëmijë dhe mësoi se si të kryejë veprime seksuale”, shkruhej tutje në raportim.

Gjithashtu trupi i saj depilohej çdo ditë, duke e lënë atë me plagë, acarim të lëkurës dhe të prirur për kafshimet e mushkonjave.

Por më pas ajo u shpëtua nga policë të armatosur, që i dhanë para të gatshme fshatarëve për ta dorëzuar atë./Indeksonline/