Arrestohen tre shtetas të Maqedonisë, zihen me tetë qese me narkotikë
Në pikën kufitare, Vermicë, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Maqedonisë.
Kjo pasi gjatë kontrollit të tyre i janë gjetur dhe konfiskuar tetë qese të vogla substancë e dyshuar narkotike me peshë 20.39 gram të llojit marihuanë, transmeton Indeksonline.
Të dyshuarit i janë dorëzuar Njësisë së Anti-Drogës në Prizren.
Ndërsa, me vendim të prokurorit pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti është në procedurë të rregullt./Indeksonline/