Procesi i prodhimit të BMW Serie 3
Një muaj më parë BMW e prezantoi zyrtarisht modelin e ri Serie 3 2019.
Ky model është 76 mm më i gjatë se modeli aktual nga gjenerata e gjashtë, derisa distanca ndërmjet boshteve është rritur për 41 mm.
Poashtu është më i lehtë deri në 55 kg në krahasim me gjeneratën e kaluar, derisa koeficienti i rezistencës së ajrit është 0,26.
Në tregun evropian vetura do të jetë e pranishme me pesë motorë: -benzinë me katër cilindra 320i disponon me 184 kuaj fuqi, ndërsa 330i me 258 kuaj fuqi. -dizel me katër cilindra 318d me 150 kuaj fuqi dhe 320d me 190 kuaj fuqi.
Më vonë, BMW do të zgjerojë gamën e M340i të fuqishëm, të mundësuar nga një benzinë e rregullt me 6 cilindra 3,0 turbo me 387 kuaj fuqi.
Në videon më poshtë të publikuar nga Car TV mund të shikoni procesin e prodhimit të këtij modeli. /IndeksOnline/