Dështon seanca e Kuvendit, mblidhet sërish Kryesia
Ka dështuar përsëri seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ishte paralajmëruar të nis në ora 16:00.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar deputetët se seanca do të ndërpritet deri në një moment të caktuar, raporton Indeksonline.
Ai ka ftuar shefat e Grupeve Parlamentare që të mblidhen dhe të mbajnë një mbledhje të kryesisë. /Indeksonline/