Top golshënuesit e Superligës në stinorin vjeshtor, prijnë dy lojtarë
Stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës tashmë ka mbaruar dhe ka qenë më interesant se kurrë.
Prishtina është lidere në renditjen tabelare, me një pikë më shumë se Feronikeli, që renditet në vendin e dytë.
Por, asnjë lojtarë nga këto dy skuadra nuk janë të parët në renditjen e top-golashënuesve të stinorit vjeshtor në Superligë, transmeton IndeksOnline.
Epitetin e liderit në këtë aspekt e mbanë sulmuesi i Llapit, Festim Alidema.
I ardhur nga Vllaznia e Pozheranit në verë te Llapit, Alidema ka shkëlqyer deri më tani këtë sezon, ku pas 17 ndeshjeve, ka realizuar 8 gola.
Vendin e parë, Alidema e mbanë së bashku me Alban Shillovën e Flamurtarit, i cili poashtu ka shënuar 8 gola dhe ka pasur paraqitje të mira këtë sezon./IndeksOnline/