09:08 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Bomberët” e Superligës: Alidema vazhdon të shënojë, por i pari mbetet Shillova

Deri më sot, janë zhvilluar 11 xhiro në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas 11 xhirove, Feronikeli është lider me 23 pikë, e ndjekur nga Prishtina dhe Llapi.

Por, asnjëra prej tri skuadrave të para nuk e ka golashënuesin më të mirë në kampionat deri më tani, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: one or more people, people playing sports, grass, outdoor and nature

Golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit të Kosovës deri më tani është Alban Shillova, sulmuesi i Flamurtarit.

Shillova e filloi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar tetë gola në 11 ndeshje.

Pas tij vijnë ylli i Llapit, Festim Alidema me 7 gola dhe Mendurim Hoti i Feronikelit me 5 gola./IndeksOnline/