11:42 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pa kapitenin Xhaka, Arsenali synon sonte ta ”gjunjëzojë” Man Unitedin

Manchester Unitedi e pret skuadrën në formë, Arsenalin sonte në ”Old Trafford”, në kuadër të Premier Leagues.

”Djajtë e Kuq” kanë pasur një sezon jo konsistent këtë sezon. Tani, Unitedi është në tri ndeshjet e fundit pa fitore dhe renditet në vendin e shtatë në tabelë.

Megjithatë, më shqetësues është fakti se skuadra gjendet tetë pikë larg vendit të katërt dhe 16 pikë larg Manchester Cityt.

Southampton FC v Manchester United - Premier League

Nga ana tjetër, Arsenali është përmirësuar dukshëm këtë sezon nën urdhrat e Unai Emeryt. Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, londinezët nuk dinë më për humbje, transmeton IndeksOnline.

Arsenali, aktualisht, është në vendin e katërt në tabelë dhe vijnë në ”Old Trafford” pas fitores, 4-2 në derbin e Londrës së Veriut kundër Tottenham Hotspur.

Kur zhvillohet ndeshja? E mërkure, 5 dhjetor
Në çfarë ore fillon? 21:00
Ku do të zhvillohet? ”Old Trafford”
Gjyqtari? Andre Marriner.

Të rejat nga skuadrat:

Manchester Unitedi ka probleme të shumta me lëndimet para kësaj ndeshje. Alexis Sanchez dhe Victor Lindelof janë dy mungesat e sigurta sonte për shkak të lëndimeve.

Eric Bailly dhe Chris Smalling munguan në barazimin, 2-2 me Southamptonin së fundmi, por sonte priten të luajnë.

Marcus Rashford, Luke Shaw dhe Antonio Valencia janë shqetësimet tjera, derisa Ashley Young është i pezulluar shkaku i kartonave të verdhë.

FBL-ENG-PR-SOUTHAMPTON-MAN UTD

Arsenali, gjithashtu ka probleme me lëndimet, por në krahasim me Manchester Unitedin, janë probleme të nivelit më vogël.

Nacho Monreal është pranë rikuperimit nga lëndimi derisa Konstantinos Mavropanos do të mungojë shkaku i lëndimit, derisa Danny Welbeck gjithashtu është një mungesë afat-gjate për londinezët.

Padyshim, mungesa kryesore e Arsenalit sonte do të jetë kapiteni, Granit Xhaka, i cili është i pezulluar për shkak se mori kartonin e pestë të verdhë këtë sezon në derbi ndaj Tottenhamit.

Formacionet e mundshme:

Man United: ​De Gea; Valencia, Jones, Bailly, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Lingard, Lukaku, Martial.

Arsenal: ​Leno; Mustafi, Sokratis, Holding, Bellerin; Torreira, Ramsey, Kolasinac; Mkhitaryan, Lacazette, Aubameyang.

Rekordet ”kokë më kokë”:

Kjo ndeshje ka një histori të pasur, dhe sonte do të jetë ndeshja e 228-të mes këtyre dy skuadrave në të gjitha kompeticionet.

Manchester Unitedi e ka avantazhin ndaj Arsenalit, me 98 fitore, kurse Arsenali i ka 82 fitore, derisa 47 ndeshje kanë përfunduar baras mes tyre.

Manchester United v Arsenal - Premier League

Rekordi i fundit, gjithashtu, i favorizon ”Djajtë e Kuq”, pasi skuadra e Jose Mourinhos ka humbur nga Arsenali vetëm një herë në pesë takimet e fundit dhe i ka fituar tri prej këtyre ndeshjeve.

Në ”Old Trafford”, Unitedi është në 11 ndeshjet e fundit ndaj ”topçinjëve” i pamposhtur në Premier League.

Forma e fundit:

Manchester Unitedi ka qenë në formë të dobët në Premier League së fundi dhe kjo është manifestuar të shtunën me barazim ndaj Southamptonit, përcjellë IndeksOnline.

Arsenal FC v Tottenham Hotspur FC - Premier League

Arsenali është në formë të shkëlqyer në Premier League dhe garat tjera. Në fakt, londinezët janë pa humbje në 19 ndeshjet e fundit dhe shpresojnë ta arrijnë kuotën e 20 ndeshjeve pa humbje ndaj Man Unitedit.

Skuadra e Emeryt i ka fituar tri takimet e fundit, duke shënuar nëntë gola.

Kështu janë paraqitur të dyja skuadrat në pesë ndeshjet e fundit:

Parashikimi:

Man Unitedi ka qenë i ”varfër” këtë sezon, por janë të paparashikueshëm në ndeshje të mëdha. Ata mposhtën Juventusin, 2-1 barazuan me Chelsean, 2-2, andaj Arsenali duhet të ketë kujdes sonte.

Por, rreziku kryesor nga Arsenali sonte vjen nga Aubameyang, i cili është golashënuesi më i mirë në kampionat me 10 gola.

Parashikimi: Manchester United 1-2 Arsenal./IndeksOnline/