75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Brenda parkingut të 350 mijë veturave të Volkswagen, ja çfarë do të bëhet me motorët e tyre me naftë

Më shumë se 350 mijë vetura Volkswagen Diesel janë të grumbulluara në 37 deponi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i kompanisë së famshme ka bërë të ditur se Volkswagen ka marrë vendim për fatin e këtyre veturave.

Veturat që kanë kilometrazhë më pak dhe janë në gjendje të mirë teknike, do të rikthehet në treg ndërsa të gjitha të tjerat do të dërgohen në fabrikë për riciklim.

Zëdhënësi i kompanisë ka bërë të ditur se ka interesim të madh për blerjen e veturave nga kompani të tjera, por që Volkswagen ka vendosur që mos të bëjë pazar me to./Indeksonline/

Temat: