23:41 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vendosja e standardit të ri WLTP ndikon në rënien e shitjes së veturave në BE

Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Evropian në shtator ranë me 23.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017.

Volkswagen Group nuk është i vetmi që ka shënuar rënie drastike në shitjet e automjeteve në Evropë në muajin e kaluar, por pothuajse të gjithë prodhuesit e makinave janë prekur.

Arsyeja kryesore për rënien e shitjeve është vendosja e standardit të ti për matjen e emetimit të gazrave të dëmshme WLTP, e cila hyri në fuqi në shtator 2018.

WLTP shkaktoi dhimbje koke për shumë prodhues të makinave, të cilët u detyruan të pezullonin përkohësisht shitjen e disa modeleve që nuk plotësonin standardet e reja për shkak të ndryshimeve në standardet e emetimit. Në mesin e “viktimave” janë XJR575 Jaguar, Audi RS3, Volkswagen Golf GTI, SEAT Leon Cupra, Peugeot 308 GTI dhe shumë të tjerë.

Ndërsa 1,427,013 makina të reja u shitën në BE në shtator 2017, në të njëjtin muaj të vitit 2018 u shitën vetëm 1,091,220. Megjithatë, nëse shikojmë periudhën aktuale të vitit janar-shtator, shitjet e automjeteve në Bashkimin Evropian janë rritur me 2.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Një rritje e lehtë e shitjeve në baza vjetore ishte kryesisht për shkak të rezultateve të shkëlqyera të shitjeve në muajin gusht, kur shitjet u rritën me 31.2 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rritja e shitjeve të gushtit ndodhi gjithashtu për shkak të futjes së standardit WLTP, pasi shumë konsumatorë nxituan për të blerë makina para se të hyjë në fuqi në shtator.

 

Temat: