75 Mall Live Search
16:47 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ndeshja e fundit e FC Prishtina 01 për stinorin vjeshtor përballë BB Llapit

FC Prishtina 01 do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në kampionat, ku përballë do ta kemi skuadrën llapjanase, BB Llapi.

Pas shtatë fitoreve radhazi, skuadra jonë kërkon fitoren e tetë me radhë, për ta mbyllur edicionin në mënyrë perfekte.

Trajneri Synaj Keçi do ta ketë në dispozicion të gjithë skuadrën për këtë ndeshje derbi.

Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nga ora 21:00./IndeksOnline/

Image may contain: text