08:46 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina po “ngulfatet” , edhe mbrëmë ajër i dëmshëm!

Prishtina natën e mbrëmshme kishte një ajër të dëmshëm sidomos për të sëmurët kronik.

Gjatë orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar ka dal që cilësia e ajrit ka arritur shkallën 269, shkruan Indeksonline.

Ndonëse krahasuar me ditën e kaluara, kjo shkallë mbetet më e ulët. Me datën 3 dhjetor shkalla e ndotjes së ajrit kishtearritur shifrën rekord prej 493.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global. Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi,ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijëfëmijë. Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijëtë lindin me probleme mendore e fizike./Indeksonline/

Temat: