75 Mall Live Search
15:07 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ambasadori Kosnett viziton ‘Këndin Amerikan’ në Prishtinë

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, mbrëmë ka vizituar librarinë ‘Këndi Amerikan’ e cila ndodhet në ndërtesën e bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Aty ambasadori amerikan është pritur nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku dhe nga stafi i Këndit Amerikan, njofton Klan Kosova.

Image may contain: 2 people, people standing and indoor

“Jashtëzakonisht të nderuar që ta presim ambasadorin e SHBA-ve, Philip Kosnett, në Këndin tonë që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës!”, shkruan në faqen zyrtare të American Corner në Facebook.

Image may contain: 4 people, people sitting, people standing and indoor

“Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, së bashku me stafin e Këndit Amerikan në Prishtinë, njoftuan ambasadorin për aktivitetet dhe programet e Bibliotekës dhe Këndit Amerikan. Edhe një herë i shprehim ambasadorit mirëseardhje në Kosovë”.

Për ta lexuar shkrimin e plotë të Këndit Amerikan, klikoni në linkun e mëposhtëm.