Deputeti Rekaliu në Shqipëri, përkujton protestën studentore të ’90-tës
Deputeti i Kuvendit, Fidan Rekaliu ka marrë pjesë përkujtimin e protestave të studentëve kundër regjimit komunist në Shqipëri 28 vite më parë.
Rekaliu bashkë me të tjerë, kujtuan këtë ngjarje si me të rëndësishmen që Shqipëria përjetoi në vitet e 90-ta.
Ai u takua edhe me liderë shqiptarë si ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha e të tjerë, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i plotë i Rekaliut në facebook:
Nder i veçantë të merrja pjesë sot në shënimin njërës nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së re që përjetoi Shqipëria në fillim vitet 90. 8 dhjetori është dita që shënon ngjarjen kur Shqipëria, veçanërisht studentët dhe rinia shqiptare, determinoi fuqishëm përcaktimin antikomunist të shtetit dhe shoqërisë shqiptare.
Së bashku me kryetarin e FRPD Belind Kelliçi, përkujtuam me nderim tribunin e Levizjes Studentore antikomuniste Azem Hajdarin. Kënaqësi e veçantë të takoja liderin historik të PD, ish Presidentin dhe ish Kryeministrin Sali Berisha me të cilin biseduam për rëndësinë që ka aktivizimi politik dhe kombëtar i rinisë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë në shërbim të forcimit të orientimit tonë perëndimor dhe fuqizimit të mëtejmë të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, rrugë e nisur nga rinia dhe studentët ne Shqipëri e nga intelektualët dhe atëdhetarët në Kosovë te prirë nga lideri ynë historik dr. Ibrahim Rugova.
Njëtakim përmbajtësor zhvilluam edhe me z. Lulzim Basha Kryetarin aktual të PD’sëdhe lider i opozitës shqiptare me të cilin biseduam për bashkëpunimin emirëfilltë që kemi zhvilluar ndërmjet dy partive me orientim të njëjtë politikdhe ideologjik si dhe për nevojën e madhe që ekziston në dy vendet tona përndryshime politike për t’i implementuar politikat dhe parimet e së djathtësmoderne shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë. #FRLDK #FRPD #LDK #PD #EPP.