Vuçiq fyen kur pyetet për protestën e mbrëmshme, flet edhe për kërcënimin e një gazetareje
Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu kërkua të komentojë protestën e mbrëmshme në Beograd, si dhe kërcënimin në drejtim të gazetares e cila raportoi për zhvillimet e mbrëmshme.
Vuçiq tha se politikani serb, Ivan Ivanoviq dhe aktori, Sergei Trifunoviq dhe disa nga përfaqësuesit e opozitës kërcënuan me rrahje.
“Kush do ta rrahë Ivan Ivanoviq-in, dhe Sergei Trifunoviq do ta rrahë dikë? Në rrjetet sociale, ata do të trondisin shumë prej njerëzve, por le të shkojnë le të …”, ka thënë Vuçiq.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2018/11/vuciq-2-1024x683.jpg)
Tutje ai është deklaruar edhe për gazetaren që raportoi mbrëmë për protestën.
Gazetarët e pyetën atë se kush ka mundur ta kërcënonte , Barbara Zhitoviq-in pas raportimit.
“Barbara? Çfarë, kush është Barbara? Çfarë bëri ajo?”, parashtronte pyetje Vuçiq.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2018/12/20403007495c0d68d8816a6433638251_v4_big.jpg)
“Ndoshta ajo tha se ata ishin më pak se sa kishin imagjinuar, ose diçka të tillë unë mendoj…Më vjen keq, i them lamtumirë Barbara-s, ajo është një fëmijë i vogël”, tha ai.Ai gjithashtu shtoi se ata nuk janë në gjendje të rrahin njëri-tjetrin së bashku”, tha ai.
Ndryshe thuajse gjithë mediat serbe heshtën mbrëmë për protestën që po zhvillohej duke u kërkuar dorëheqja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Madje sipas serbëve opozitare, kjo çështje u pa si diktaturë e vërtetë, pasi vetë Vuçiq deklaroi se nuk e ka ndërmend të dorehiqet./Indeksonline/