‘Bohemian Rhapsody’ e Queen, kënga më e dëgjuar e shekullit të 20-të
Të dhëna të reja konfirmojnë se ‘Bohemian Rhapsody’ e bandit Queens është kënga më e dëgjuar e shekullit të 20-të.
Kënga e vitit 1975 që është marrë nga albumi ‘A Night At The Opera’, me 10 dhjetor ka tejkaluar 1.6 bilion shikime, në të gjitha shërbimet e mëdha streaming.
Edhe pse kjo këngë ka qenë mjaft e suksesshme në 40 vitet e fundit ,prej kur është lansuar për herë të parë, ajo përjetoj një sukses të jashtëzakonshëm pas lansimit të filmit ‘Bohemian Rapsody’ film i cili flet për jetën dhe muzikën e bandit ‘The Queen’.
Kitaristi i bandit “ The Queen”ka thënë se ndihet shumë i lumtur që muzika e tyre vazhdon të dëgjohet edhe sot në maksimum.
Këtë rekord mbresëlënës e ka bërë të ditur Universal Music Group, disa muaj pasi që filmi “Bohemian Rapsody” ishte për disa javë rresht në krye të Box Office.