O’Connell: O hiç nuk mu ka bo bajat Kosova
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar së Kosovës, Ruairi O’Connell përmes llogarisë së tij në facebook po bashkëbisedon me qytetarët, të cilët po i bëjnë pyetje të ndryshme.
Një ndër to, ishte sa i është bë bajat Prishtina, përkatësisht Kosova.
“ Veç ketë pyetje po ta boj me dite qe m‘tregon drejte. Prej 1 deri n10 sa tu ka bo bajat Prishtina-Kosova?”, ka shkruar një komentues.
E përgjigja e O’Connellit ishte epike.
“ 0 hiç nuk u bo bajat, së paku për mu”, është përgjigjur O’Connell.