14:06 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rron Broja largohet nga Shkupi, kalon te klubi i njohur

Rron Broja pritet që shumë shpejt të ndryshojë skuadër.

Reprezentuesi kosovar, aktualisht është pjesë e skuadrës së Shkupit.

Megjithatë, në afatin kalimtar, ai pritet të ndryshojë klub, por jo edhe kampionat, transmeton IndeksOnline.

Broja, pas një stinori fantastik me Shkupin, pritet t’i bashkohet klubit tetovar, Shkëndija.

Ai ka zhvilluar karrierë edhe te Trepça’89, ku ka shkëlqyer sa herë që i është dhënë mundësia.

Image result for rron broja

Përndryshe, Rroni mbron ngjyrat e Përfaqësueses kosovare në grupmoshat e reja./IndeksOnline/