75 Mall Live Search
23:56 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Darkë deri n’gu, kryetarët e disa komunave mblidhen për nderë të formimit të Ushtrisë

Kryetari i Komunës së Kastriotit ka mbledhur miqtë e tij më të mirë, për nderë të krijimit të Ushtrisës së Kosovës. Ani pse nga një proces i tillë na ndajnë edhe disa orë.

Kryetari i Skenderajt- Bekim Jashari, kryetari i Drenasit- Ramiz Lladrovci, pastaj ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi dhe shumë mysafirë të tjerë ishin sonte të pranishëm në darkën e organizuar nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.

Nga ana e tij, Jashari ka thënë se na ndajnë edhe pak orë nga data historike për Ushtrinë.

Shkrimi i plotë i Jasharit në Facebook:

Ishte kënaqësi që sonte në prag të formimit të Ushtrisë tonë, të jemi së bashku me bashkpunëtorë dhe dashamirë në një ndej në konakun e Xhafer Gashit.

Edhe pak orë na ndajnë nga data historike për Ushtrinë, Urime të dashur qytetarë!Dashtë zoti të jemi gjithmonë të bashkuar!”