Emocionuese, Luan Haradinaj me ushtarë fotografohet në Kuvend
Sot Republika e Kosovës sot ka shtuar edhe një datë historike në kalendarin e saj. Nga 14 dhjetori 2018, Kosova u bë me Ushtrinë e shumëpritur.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për krijimin e Ushtrisë, e që ka gëzuar të gjithë shqiptarët kudo që janë, shkruan Indeksonline.

Padyshim që këtë ditë nuk do të mungonte në sallën e Kuvendit të Kosovës as nipi i Haradinajve, Luani.
Ai bashkë me ushtarët tjerë në uniformë ka pozuar në foltoren e kuvendit të Kosovës. Kjo ditë padyshim është ndër më të rëndësishmet për Luanin, pasi në luftë ndërroi jetë babai i tij, Shkëlzeni. /Indeksonline/


