75 Mall Live Search
12:19 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Urime Ushtria, sot kujtojmë dëshmorët e lirisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur ditë historike votimin e ushtrisë.

Ai edhe njëherë është paraqitur me uniformë ushtarake, duke uruar për formimin e ushtrisë qytetarët e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtar.

Ai ka kujtuar sakrificat e ushtarëve të UÇK-së, dëshmorëve e veteranëve të luftës, transmeton Indeksonline.

“Është ditë historike por krejt normale e zakonshme, një ditë e merituar, Kosova e ka shtetin, ka ushtrinë. Do të jetë në shërbim të qytetarëve, të paqes në vend, rajon dhe kudo në botë. Vazhdojmë të synojmë reformat tona të cilat janë të rëndësishme. Sot kujtojmë të gjithasakrificat e ushtarëve tanë të UÇK-së. Falënderojë gjithë qytetarët e Kosovës përushtrinë e Kosovës. Urojë të gjithë për kontributin e jashtëzakonshëm. Sot Kosova ka marr vendimin si të gjitha shtetet tjera sovrane. Ky vendim ngaparlamenti i Kosovës do të jetë në shërbim të paqes në vend, rajon dhe botë. Urime të gjithëve, ushtarë, oficerë e nënoficerë urime Ushtria”, ka deklaruar Thaçi pas votimit të ushtrisë./Indeksonline/