“Jetën e japim, Kosovën se japim” – futbollistët nga larg urojnë ushtrinë
Formimin e Ushtrisë së Kosovës e kanë uruar edhe disa nga futbollistët “dardanë”.
Mergim Vojvoda, Milot Rashica dhe Arijanet Muric kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar këtë ditë të vecantë për vendin tonë.
Aro, i cili ishte titullar në fitoren 4-0 kundër Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve, ka postuar një fotografi me disa emotikone me flamur të Kosovës dhe Shqipërisë.

Të njejtën gjë e ka bërë edhe Rashica.

Kurse Vojvoda ka shkruar në Instagram: “Jetën e Japim, Kosovën se japim”

Ndërkohë Bersant Celina e ka uruar Kosovën me një foto ku shihen dy ushtarë të UCK-së.
Ai ka shkruar shkurt: “Urime” duke e përcjell atë me një emotikon zemër.