Dëmtohen varrezat e serbëve në Lipjan, banorët thonë se po jetojnë në ankth
Banorët serb të Lipjanit këtë mëngjes kanë lajmëruar policinë se disa varreza të të afërmve të tyre janë rrënuar si dhe janë përdhosur monumentet.
Siç raportojnë mediat serbe, kryetari i serbëve në këtij qyteti, Jovica Miric ka thënë se serbët që jetojnë në Lipjan janë të frikësuar dhe se situata është e tensionuar, transmeton Indeksonline.

“Pasi të martën në disa vende në Lipjan janë parë grafitë të ndryshme, këtë mëngjes pamë që varrezat ortodokse dhe monumentet tona janë dëmtuar. Pas këtyre ngjarjeve, edhe serbët po jetojnë në ankth”, ka thënë Miriq. /Indeksonline/


