75 Mall Live Search
18:24 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Jennifer Lawrence mohon se ka fjetur me ish-producentin që akuzohet për dhunë seksuale

Jennifer Lawrence ka mohuar pretendimet të ish-producentit, Harvey Weinstein që ata kishin fjetur së bashku.

Aktorja e njohur është në qendër të raporteve pas deklaratës se Weindtein se kishte bërë marrëdhënie seksuale me të derisa po sulmonte seksualisht një grua tjetër, e njohur me emrin Jane Doe, shkruan Indeksonline.


Zemra ime është e thyer për të gjitha gratë që u viktimizuan nga Harvey Weinstein …Unë kurrë nuk kam pasur asgjë tjetërveçse një marrëdhënie profesionale me të’, deklaroj Lawrence për TMZ.


“Ky është edhe një shembull tjetër i taktikave grabitqare dhe gënjeshtrave që ai bëri për të joshur gra të panumërta”, tha Jennifer.

Mohimi i saj vjen pasi Harvey dyshohet se ka kryer seks oral me forcë ndajë një femre  dhe mburrej për marrëdhëniet e tij seksuale me yllin Red Sparrow.

TMZ së pari njoftoi të premten se gruaja e paidentifikuar ngriti një padi kundër ish producentit të filmit për sulmet e supozuara të seksit që ndodhën në Festivalin e Filmit Sundance në 2013 në Utah dhe disa muaj më vonë edhe në New York City.

Doe, i cila aspironte të ishte aktore në atë kohë, tha në padinë që e takoi fillimisht Weinstein në festival, ku morën pjesë në një takim biznesi së bashku në Waldorf Astoria.

Weinstein supozohet see ka thënë asaj se : “Kam fjetur me Jennifer Lawrence dhe shikoni se ku është ajo tani, ajo sapo ka fituar një Oskar “, ishin fjalët e ish-producentit.

Këto deklarat janë mohuar nga aktorja e njohur, Jennifer Lawrence./Indeksonline/