Kirurgët kërkojnë paga të dinjitetshme si të gjyqtarëve dhe prokurorëve
Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë rikthyer grevën e ndërprerë në mars të këtij viti.
Ata po kërkojnë rritje të pagave në nivel me gjykatësit dhe prokurorët e shtetit, transmeton Indeksonline.
Greva e kirurgëve është mbështetur edhe nga sindikata e punëtorëve të sistemit shëndetësor, ku sot të gjitha klinikat i janë bashkuar asaj.

Greva ishte ndërprerë në mars pasi Qeveria premtoi ngritje të pagave për punëtorët shëndetësor, mirëpo ky premtim nuk u realizua.
Sipas mjekëve, edhe me ligjin e ri të pagave, mjekët kanë koeficientin 5 që nuk ka ndonjë ndryshim të madh me gjendjen e tanishme.

Mjekët, pasditen e sotme kanë mbajtur një mbledhje ku kanë vendosur që të mos e ndërpresin grevën deri në realizimin e të gjitha kërkesave të parashtruara./Indeksonline/