Simeone: Nje ditë do të kthehem në Inter
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone është i bindur se një ditë ai do të kthehet në Inter dhe do të jetë menaxher i Nerazzurëve.
”Unë e marr çdo ditë me qetësi, unë kam ende një vit të mbetur në kontratën time me Atleticon dhe gjërat po shkojnë mirë, dhe se kthimi im në Inter do të ndodhë një ditë”, ka deklaruar strategu argjentinas.
Ndër të tjerash Simeone ka deklaruar se mund të vazhdojë me stilin e njëjtë që skuadra e Atleticos ka qe 13 vite , dhe se klubi ka një histori për tu respektuar. /IndeksOnline/