17:45 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dy yjet e Real Madridit shqetësojnë Solarin në stërvitjen e sotme

Real Madridi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore sot në Abu Dhabi, para gjysmëfinales në Kupën e Botës për Klube të mërkurën kundër Kashima Antlers.

Por, pikë shqetësuese për Santiago Solarin në këtë seancë stërvitore ishte Marco Asensio.

Si pjesë e rikuperimit të tij nga lëndimi i pësuar në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos, i riu i talentuar nuk ishte pjesë e stërvitjes për shkak të rrezikshmërisë nga shfaqja e një lëndimi.

Kështu, ai mbetet në dyshim për t’u paraqitur në ndeshjen ndaj Kashimas, transmeton IndeksOnline.

Shqetësim tjetër për Solarin është Raphael Varane, i cili nuk arriti ta mbyllë seancën stërvitore, duke qenë pjesë e saj për vetëm 45 minuta.

Por, kishte edhe një lajm të mirë për Realin, ku Karim Benzema ka stërvitur normalisht pavarsisht lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Vallecanos të shtunën.

Ndërkohë, Bale, Mariano dhe Nacho vazhduan me rikuperimin e tyre nga lëndimet përkatëse./IndeksOnline/