75 Mall Live Search
19:28 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Kam ende punë me ty, MLS” – Ibra ndalë spekulimet

Sulmuesi, Zlatan Ibrahimovic do të mbetet në Mayor League Soccer, te skuadra e LA Galaxyt edhe për një tjetër sezon.

Suedezi, 37-vjeçari, i është bashkuar skuadrës amerikane në mars pasi e shkëputi kontratën me marrëveshje të përbashkët me Manchester Unitedin.

Ibrahimovic shënoi 22 gola në 27 paraqitje, por Galaxy dështoi të inkuadrohet në ”play-off”, transmeton IndeksOnline.

Ai ka qenë i lidhur me rikthim në Evropë, përfshirë te Milani në Itali, por duket se kjo lëvizje nuk do të ndodhë.

Zlatan Ibrahimovic's tweet hinting he will stay at LA Galaxy

Ibrahimovic, përmes një posti në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se do të mbetet në La Galaxy.

”Nuk kam kryer punë ende me të”, shkroi Ibra./IndeksOnline/