Fillon shpërndarja e drunjve për familjet në nevojë në Prishtinë
Komuna e Prishtinës sot ka filluar shpërndarjen e drunjve për familjet në nevojë.
Me këtë rast i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka falënderuar punëtorët e Hortikulturës për punën në këtë ditë me borë, transmeton Indeksonline.
Postimi i Ahmetit:
Gjatë javëve të kaluara nga pastrimi fito-sanitar i Gërmisë janë grumbulluar mbi 250 metra drunjë të cilat po i shpërndajmë për 86 familje. Falënderojmë punëtorët e Hortikulturës për punën në këtë ditë me borë