75 Mall Live Search
12:12 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Klopp “kanceri” i Mourinhos, e shkarkoi për të tretën herë

Në paraditën e sotme, Manchester Unitedi njoftoi se klubi ka vendosur për shkarkimin e trajnerit portugez, Jose Mourinho.

Pas formës së dobët të treguar këtë sezon, ”Djajtë e Kuq” kanë vendosur përfundimisht për t’i ndarë rrugët me Mourinhon.

Vendimi i klubit nga Mançesteri, konkretisht, erdhi pas humbjes së Man Unitedit, 3-1 në ”Anfield” nga Liverpooli i Jurgen Klopp.

Pra, trajneri gjerman është treguar ”macë e zezë” për Mourinhon edhe kësaj radhe, transmeton IndeksOnline.

Përveç se e ”shkarkoi” Mourinhon duke ia shkaktuar këtë humbje, Klopp kishte qenë faktor kyç te klubet paraprake të Mourinhos për ta shkarkuar atë.

Gjatë kohës kur Mourinho ishte në Real Madrid dhe Klopp në Dortmund, ndodhi e njejta gjë.

Në një ndeshje të Champions League, ”Milionerët” mposhtën Realin me rezultat, 4-1, e që rezultoi me shkarkimin e portugezit nga kryeqyteti spanjoll.

Edhe një herë tjetër, Klopp ishte treguar ”fatal” për Mourinhon. Bëhet fjalë për kohën kur portugezi ishte pjesë e Chelseat, dhe me një fitore, 3-1 ndaj ”Të Kaltërve”, këta të fundit vendosën për largimin e trajnerit./IndeksOnline/