75 Mall Live Search
14:58 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hodhi banane drejt Aubameyang, dënohet rëndë tifozi 57-vjeçar i Tottenhamit

Një tifoz i Tottenhamit u shpallë fajtor pasi gjuajti me banane në drejtim të Pierre-Emerick Aubameyang.

Bananja ishte hedhur në drejtim të futbollisit me ngjyrë të Arsenalit, sjellje e cila kishte elemente raciste, gjithnjë sipas Gjykatës.

Averof Pantelli, 57-vjeçar, hodhi këtë banane pasi Aubameyang shënoi në fitoren, 4-2 të Arsenali, duke festuar para tifozëve të Spurs, transmeton IndeksOnline.

Në Gjykatë, tifozi i Tottenhami tha se nuk kishte ndonjë qëllim racist, por kjo nuk u mor parasysh.

Gjykatësja, Mervyn Mandell tha: ”Ne e pamë këtë veprim, ku u hodhë banane në drejtim të lojtarit me ngjyrë pas shënimit të golit”.

”Ne kemi gjetur elemente raciste në këtë moment”.

Panteli, banor i Norwichit, është pezulluar me katër vite për të qenë prezent në tribunas si dhe me gjobë prej 500 funtesh, ku përfshihet edhe shuma prej 100 funtesh për shkak se u shpallë fajtor si dhe atij iu tha se duhet të paguajë 135 funte për shpenzimet e seancës./IndeksOnline/