75 Mall Live Search
20:01 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj për letrën e Trump: SHBA-ja ishte dhe mbetet përkrahësja më e fuqishme e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se letra që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka dërguar sot atij të Kosovës, Hashim Thaçi është një lajm i mirë për vendin tonë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se SHBA-të nga fillimi ishin përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, dhe të tilla vazhdojnë të mbesin, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës.

ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. /Indeksonline/