Reshjet e borës, hidhet kripë në rrugë të qyteteve dhe autostrada
Reshjet e borës ndonëse me intensitet të dobët, kanë filluar të shkaktojnë probleme në komunikacion.
Për t’i shmangur ato, Ministria e Infrastrukturës ka kontraktuar disa kompani që të merren me mirëmbajtjen e rrugëve, transmeton Indeksonline.

Zv/ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet kamionët në rrugë.
“Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e infrastrukturës po kujdesen në këto orë të vona në pastrimin dhe hedhjen e kripës nëpër rrugët Nacionale dhe Regjionale si dhe në Autostrada. Lusim qytetarët për një kujdes të shtuar”, ka shkruar Kadriu. /Indeksonline/


