75 Mall Live Search
08:47 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shkarkimi i Mourinhos, komenti i Guardiolas meriton respekt

Pep Guardiola pohon se ai ndihet keq për Jose Mourinhon, pasi portugezi u shkarkua nga Manchester Unitedi dje.

E ardhmja e Mourinhos ka qenë vazhdimisht subjekt i thashethemeve, pas një fillimi të dobët të këtij sezoni në Premier League.

Shkarkimi i Mourinhos u vendosë pas humbjes në derbi nga Liverpooli në ”Anfield”, ku protagonisti kryesor ishte Xherdan Shaqiri me dy gola, transmeton IndeksOnline.

Duke folur pasi skuadra e tij zuri vend në gjysmëfinalen e EFL Cup, Guardiola insistoi se Mourinho do të kthehet në menaxhment së shpejti.

”Kur kjo ndodhë, unë ndihem keq për trajnerët. Kur situata nuk është e mirë, ne jemi vetëm. Në futboll ndodhin këso gjëra”.

”Natyrisht, Mourinho s’ka nevojë për mua, ai është i fortë. I dëshiroj më të mirat dhe së shpejti, ai do të kthehet”, tha Guardiola./IndeksOnline/