75 Mall Live Search
17:28 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mourinho thyen heshtjen, flet pas shkarkimit nga Manchesteri

Jose Mourinho më në fund ka thyer heshtjen e tij dhe ka lëshuar një deklaratë pas shkarkimit të tij si menaxher i Manchester United.

Ai ka shprehur respektin maksimal për ish-klubin dhe ka kërkuar nga gazetarët që të jenë të përmbajtur deri të zyrtarizohet te një skuadër tjetër, shkruan Indeksonline.

“Unë kam qenë jashtëzakonisht krenar që kam mbajtur simbolin e Manchester United që nga dita e parë që kam ardhur dhe besoj se të gjithë mbështetësit e United e njohin këtë”.

“Ashtu siç ishte rasti me klubet e mia të mëparshme, kam punuar me disa njerëz të mrekullueshëm dhe besoj se disa do të jenë miqtë e mi për gjithë jetën”.

“E di që të gjithë jeni të vetëdijshëm për parimet e mia profesionale. Çdo herë që një kapitull është mbyllur unë tregoj respektin tim më të thellë dhe nuk bëj asnjë koment për kolegët e mi”.

“Shpresoj që media të respektojë edhe pozicionin tim dhe të më lejoni të jetoj jetën normale deri në momentin që vendos për t’u kthyer në futboll”.
“Gëzuar Krishtlindjet.”

Ish sulmuesi Ole Gunnar Solskjaer është emëruar menaxher i përkohshëm deri në fund të sezonit. /IndeksOnline/