75 Mall Live Search
17:29 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çka duhet të dini për përdorimin e kontraceptivëve

98 për qind e grave seksualisht aktive përdorin ndonjë metode për të kontrolluar shtatzëninë.

Më e shpeshta është përdorimi i pilulave apo kontraceptivët.

Efektiviteti
Kur përdoret saktësisht në të njëjtën kohë çdo ditë, është 99% efektive.
Nëse kaloni një dozë ose i merrni ato në mënyrë të parregullt, është 91% e efektshme.

Të mirat
Është një nga metodat më efektive të parandalimit të shtatzënisë.
Ka përdorim të gjerë kështu që shumica e grave e kuptojnë se si ta përdorin atë.

Të këqijat
Nuk ju mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Ekziston një rrezik i mpiksjes së gjakut që lidhet me disa pilula, sipas studimeve.

Efekte të tjera anësore varen nga përdoruesi dhe pilula specifike. Ato mund të përfshijnë puçrra, shtim në peshë dhe ndryshime të disponimit.

Këshilla
Vendosni një alarm për t’u siguruar që ta merrni rregullisht.
Mbani në mend që nuk ju mbrojnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.