75 Mall Live Search
14:53 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nesër futet dimri, dita më e shkurt e vitit, nata më e gjatë

Nesër, me 21 dhjetor fillon zyrtarisht stina e dimrit. Dita fillon me lindjen e diellit në orën 07 e 02 minuta.

Si zakonisht, dita e parë e dimrit përkon me ditën më të shkurt të vitit ndërsa nata e nesërme do të jetë më e gjata e vitit 2018. Nesër vetëm 9 orë e 3 minuta do të ketë ditë.

Temperaturat nuk pritet të jenë shumë të ftohta, ndërsa maksimalja pritet të jetë 8 gradë celcius./Indeksonline/