EWB: Pse të mbështetet heqja e vizave për Kosovën, askush nuk ka mbetur prapa
Europeanwesternbalkans ka publikar një infografikë me numrin e azilkërkuesve nga Kosova në vendet e Schengenit, numrin e refugjatëve të kthyer dhe migrimin ilegal.
Shifrat e nxjerrura për periudhën 2015-2017 shfaqin një reduktim të ndjeshëm të numrave në vitin 2017 krahasuar me vitin 2015, transmeton IndeksOnline.
Në vitin 2015 numri i azilkërkuesve kosovarë në vendet Schengen ishte 72,480 persona, në vitin 2016 ishte 11,675 persona, ndërsa në vitin 2017 ishte 7410. 44,4% ne Francë, 31,7% në Gjermani, 8% në Itali.

Refugjatë të kthyer
18’789 në vitin 2015 (prej tyre 9749 vullnetarisht, 9040 me forcë)
13’030 në vitin 2016 (prej tyre 6511 vullnetarisht, 6519 me forcë)
4509 në vitin 2017 (prej tyre 1886 vullnetarisht, 2623 me forcë)

Migrimi legal
2015 – 19’258 persona
2016 – 21’007 persona
2017 – 25’937 persona

Numri i pasaportave biometrike të lëshuara nga autoritetet kosovare është 970,000

Numri më i lartë i qytetarëve të kthyer në Kosovë ishte në vitin 2017 nga Gjermania. 74% apo 3324 persona
