Alarm sigurie në të gjitha aeroportet e Gjermanisë!
Policia Federale e Gjermanisë ka lëshuar një paralajmërim në 14 aeroportet e shtetit.
Kjo ndodhi pas që u dyshua për terrorizëm në aeroportin e Stuttgartit, transmeton Indeksonline.

Gjatë ditës së djeshme, u rrit numri e policëve të armatosur dhe civilë në afërsi të aeroportit.
Për BILD, zëdhënësi i Policisë Federale të Stuttgartit tha se masat e sigurisë janë shtuar masivisht dhe se janë zbuluar tentativa për spiunim. /Indeksonline/