Zyrtare: Epiteti i trajnerit më të mirë të vitit i takoi njeriut që shkroi historinë me Dritën
Në ceremoninë e më të mirëve të vitit nga FFK-ja, tashmë është zgjedhur edhe trajneri më i mirë i vitit në Superligë.
Bëhet fjalë për trajnerin historik, i cili ”theu barrierat” te Drita, Bekim Isufi.
Isufi me klubin gjilanas arriti të shpallej kampion dhe superkampion i Kosovës sezonin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Përndryshe, Isufi nuk e filloi mirë sezonin aktual te Drita, me ç’rast edhe u shkarkua.
Vendin e tij e ka zënë tekniku nga Shqipëria, Shpëtim Duro, ndërsa Isufi është aktualisht i papunë./IndeksOnline/