Zyrtare: Barça nuk qëndron duarkryq, transferon një mbrojtës
Valencia ka konfirmuar se Jeison Murillo do t’i bashkohet Barcelonës deri më 30 qershor të vitit 2019 me opsionin e blerjes së plotë për 25 milionë euro.
Murillo do t’i bashkohet Barcelonës në huazim deri në fund të këtij sezoni, ka konfirmuar klubi i La Ligas përmes ueb-sajtit zyrtar të klubit.
Kolumbiani ka udhëtuar drejt kryeqytetit katalunas sot për ta kompletuar marrëveshjen, klub i cili do të paguajë 2 milionë euro për huazimin e tij, transmeton IndeksOnline.

”Valencia ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e mbrojtësit, Jeison Murillo deri në qershor të vitit 2019”.
”Marrëveshja përfshinë opsionin blerjes permanente për 25 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Përndryshe, ky transferim i Barcelonës vjen pas lëndimeve të mbrojtësve si Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen./IndeksOnline/