75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Boksieri shqiptar, të shtunën përballet me kundërshtarin e Joshuas

Dueli i radhës i boksierit shqiptar, Senad Gashi është të shtunën me kameruanasin, Carlos Takam.

Pas humbjes në korrik nga Derek Chisora, Gashi do të rikthehet më në fund në ring.

Dueli i lartëcekur do të zhvillohet në Londër, përkatësisht në ”02 Arena”, transmeton IndeksOnline.

Nga 18 duele të zhvilluara deri më tani, Gashi i ka fituar 17 prej tyre, duke u mposhtur vetëm njëherë.

Ndërsa, kundërshtari i boksierit shqiptar ishte përballur vitin e kaluar me britanikun, Anthony Joshua.

Ky duel ishte zhvilluar për titullin e botës, të cilin e ka fituar Joshua./IndeksOnline/