Kosovarët të parët në rrjetet sociale, radha për faqen e FIFA-s
FIFA të enjtën ka prezantuar renditjen përfundimtare të Kombëtareve për vitin 2018.
Belgjika e mbyll vitin 2018 në krye të renditjes së FIFA-s, duke ruajtur avantazhin e vetëm një pike ndaj Francës ndjekëse dhe duke u bërë kështu “Skuadra e vitit”.

Në renditjen e ekipeve që kanë grumbulluar më shumë pikë në harkun e një viti Uruguai është e dyta, me 151 pikë të grumbulluara këtë vit, ndërsa e treta është Kosova, që e mbyll vitin si e 131-ta në botë, por me 133 pikë të fituara vetëm këtë vit.

Pikërisht Kosova është kombëtarja që ka vendosur rekordin e vendeve të fituara në renditje, sepse ka ngjitur plot 46 vende brenda një viti.

Publikimi i kësaj renditje dhe etiketimi i Kosovës nga faqja zyrtare e FIFA-s në Facebook, nuk ka kaluar pa u vënë re nga një numër shumë i madh kosovarësh. Janë me qindra komente të tyre të cilët shprehin lëvdata për Kosovën, duke marrë mjaft shumë reagime dhe pëlqime.





Kosova do të rikthehet të luaj në muajin mars për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020. /IndeksOnline/