75 Mall Live Search
12:04 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

James Rodriguez tregon a ka ‘probleme’ me trajnerin Kovac

Mesfushori kolumbian i Bayern Munich, James Rodriguez, tha se nuk ka asnjë problem me trajnerin e tij, Niko Kovac. “Me Kovac nuk kam absolutisht asgjë. Bayern Munich është një klub i madh, brenda ekipit kemi lojtarë shumë të mirë. Ky është një grup i shëndetshëm, me Kovac nuk kemi absolutisht asgjë”, – ka thënë Rodriguez në një konferencë shtypi në Bogota.

Për muaj është folur në Gjermani që James Rodriguez është i pakënaqur te bavarezët, që nga ardhja e Kovac, i cili nuk iu jep liri në fushë, si paraardhësi i tij, Jupp Heynckes. Por, futbollisti kolumbian, i cili po riaftësohet nga një problem në ligamentin e jashtëm të gjurit të majtë, ka thënë se në këtë kohë, mendja e tij punon vetëm për Bayern Munich, klubi ku është i huazuar nga Real Madridi.

Pastaj, në qershor do të vendosë për të ardhmen. “Jam tërësisht i përqendruar te Bayern Munich, unë kam një kontratë me të deri në qershor. Jam mjaft mirë atje, jam i qetë. Në qershor do të shohim se çfarë do të ndodhë. Dua të riaftësohem sa më shpejt, kam shumë dëshirë për ta filluar mbarë vitin e ri”.