75 Mall Live Search
15:25 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjuajti me armë në qendër të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin të cilit më pas në shtëpi ia ka konfiskuar edhe armen me disa fishekë, transmeton Indeksonline.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë nga një ndërtesë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë. Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë një aksion i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: Sh.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale në Prishtinë.

Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, është bërë bastisje në banesën e të dyshuarit, ku policia ka gjet dhe konfiskuar: një revole e tipit Sig Sauer 9 mm, 5 fishekë si dhe 16 gëzhoja ndërsa para ndërtesës janë gjet dhe konfiskuar edhe 11 gëzhoja të tjera.

Personi i arrestuar është dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës./Indeksonline/