75 Mall Live Search
19:24 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Të gjithë do të qeshin me “Perandorin”, Adriano do të luaj film komedi

Konsiderohej si njëri nga futbollistët më të talentuar gjatë kohës sa ishte pjesë e Interit.

Adrinao i njohur me nofkën “Perandori” e la futbollin në një mënyrë aspak të mirë.

Braziliani ishte infiltruar në banda të rrezikshme në vendlindjen e tij, shkruan Indeksonline.

Për të do të realizohet një film dokumentar që pritet të publikohet në vitin 2020.

Po përveç kësaj, Adrianos i është ofruar një rol në një film komedi.

Kjo do të jetë një pikë kthese për ish-yllin brazilian i cili kishte probleme të mëdha me depresionin dhe alkoolin. /IndeksOnline/