Muzikanti luan me kitare gjatë operacionit në tru
Një muzikant në Afrikën e Jugut i ka lënë pa fjalë disa mjekë që po kryenin një operim në trurin e tij.
I quajtur Musa Manzini gjatë operacionit e ka marrë kitarën e tij dhe ka bërë muzikë, transmeton Indeksonline.
Musa kishte tumor në tru që nga viti 2006 por asnjëherë nuk kishte hyrë në operacion .
Gjatë operacionit që zgjati gjashtë orë, ai qëndroi i zgjuar duke bërë muzikë me kitarën e tij.
Manzini tha se do t’i rikthehet muzikës sapo të rikuperohet përsëri./Indeksonline/