Bastiset një shtëpi në Prishtinë, gjendet marihuanë e armë pa leje
Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në Prishtinë me ç’rast ka arrestuar dy persona të dyshuar.
Gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar : një pistoletë me 9 fishek, një peshore digjitale, një kavanoz qelqi me substanca të dyshuara narkotike te llojit marihuanë, me peshë 34.1gram, disa paketime tjera megjithsejtë 20.3 gram substanca tëdyshuara narkotike te llojit marihuanë, 48 tableta substanca narkotike të llojit Extasy, 3 telefona celular, 24€ para dhe disa letra me emra të persona vetë ndryshëm që dyshohet se janë të përdoruesve dhe blerësve të substancave narkotike.
Me vendimin e prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/