Maloku: Gati ligji që përgjegjësia të bie mbi “kërkushin” nëse humbim territor
Në debati me studentët e Universitetit të Prishtinës, profesori universitar, Fadil Maloku ka bërë përpjekje për ta bërë një kirurgji situatës që po kalon vendi, duke u munduar të gjejë fajtorin e të këqijave qe po i ndodhin Kosovës.
Maloku ka folur për reflektimet e ngjarjeve rajonale në Kosovë, letrën e presidentit Trump, dhe dialogun Kosovë – Serbi dhe mundësitë e rikonfigurimeve gjeo-politike në rajon.
Me tej ai ka thënë se studentët duan të dinë se kah po shkon Kosova, dhe se aktualisht disa politikanë po mundohen ta gjejnë dhe ta bëjnë në ligjin, që në rast se Kosova humb territor, përgjegjësia ligjore të bie mbi “kërkushin”, ka thënë profesor Maloku.