75 Mall Live Search
08:53 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Reagimi i Lacazettes që ngjalli reagime në fitoren e Arsenalit kundër Burnleyt

Pas dy humbjeve radhazi, Arsenali është rikthyer me fitore – duke e mposhtur Burnleyn me rezultat, 3-1, të shtunën në kuadër të Premier League.

Me këtë fitore, londinezët mbeten në vendin e pestë me 37 pikë, aq sa ka edhe Chelsea një vend më lart.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dy gola, kurse Alex Iwobi vulosi fitoren me një gol në minutat shtesë, teksa për mysafirët shënoi Ashley Barnes, transmeton IndeksOnline.

Kur kishin mbetur edhe 12 minuta lojë për t’u zhvilluar, trajneri, Unai Emery vendosi ta largojë nga loja Alexandre Lacazette, i cili u zëvendësua me Iwobin.

Por, me vendimin e trajnerit spanjoll, Lacazette u shpreh tejet i zhgënjyer, teksa në stol, shfaqi zemërimin e tij.

Është e paqartë nëse ka ndonjë arsye specifike të nervozizmit të sulmuesit francez, i cili numëron 6 gola këtë sezon në Premier League./IndeksOnline/