Juventusi, alternativa më e pëlqyer nga Ramsey
Juventusi, raportohet, se është duke e udhëhequr garën për Aaron Ramsey nga Arsenali, pasi Interi ka ngecur në aspektin financiar për t’i siguruar shërbimet e uellsianit.
Sipas Sky Sport Italia, Juve është favorit për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, i cili mbushë 28 vite javën e ardhshme.
Kontrata e tij me Arsenalin skadon në fund të këtij sezoni dhe ai nuk synon rinovimin me londinezët, kështu që do të jetë në dispozicion në treg me parametra zero, transmeton IndeksOnline.

Interi, gjithashtu e ka kontaktuar lojtarin, por ka ngecur në kërkesat e tij financiare, të cilat janë edhe më të larta se të Mauro Icardit.
Paris Saint-Germain është një tjetër opsion, por lojtari besohet se nuk e pëlqen këtë ide.
Kështu, Juventusi është alternativa e pëlqyer e Ramseyt, por në janar nuk do t’i paguajë asnjë cent Arsenalit./IndeksOnline/